“Deri në 500” të zhdukur pasi varka me emigrantë u fundos në brigjet greke

Deri në 500 persona rezultojnë të zhdukur pasi një anije peshkimi e mbipopulluar me emigrantë u përmbys në Detin Mesdhe, kanë thënë Kombet e Bashkuara, raporton Skynews, transmeton Klan Kosova.

78 persona dihet se kanë vdekur pasi anija u fut në vështirësi dhe u përmbyt 72 kilometra larg brigjeve të Greqisë në orët e para të së mërkurës.

Duke folur në një konferencë në Gjenevë të premten, një zëdhënës i Zyrës së Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut tha: “Komisioneri i lartë shprehu ngushëllimet e tij për ata që kanë humbur të dashurit, 78 persona dihet se kanë vdekur dhe deri në 500 mungojnë, mes tyre një numër i madh gra dhe fëmijë”.

Autoritetet greke kishin konfirmuar tashmë se gjetën 78 trupa dhe shpëtuan 104 burra.

Nuk dihet saktësisht se sa njerëz ishin në varkë, por organizata bamirëse, Alarm Phone,, e cila mori disa telefonata ankthi, tha se ishte rreth 750.

Nuk ka pasur asnjë grua apo fëmijë të shpëtuar deri më tani, me shumë frikë se janë bllokuar në kuvertën e poshtme dhe janë tërhequr zvarrë në ujë kur anija u fundos.