Putin: Me ndryshimin e Kushtetutës nuk po kërkoj zgjatje të pushtetit

Presidenti rus, Vladimir Putin konfirmoi sot se propozimet e fundit për rishikimet kushtetuese nuk parashikojnë zgjatjen e pushtetit të tij, në afrim të përfundimit të mandatit parashikuar në 2024.

Putin ka krijuar një të papritur në janar duke propozuar një sërë modifikimesh për të rritur rolin e Parlamentit në emërimin e kryeministrit duke riforcuar pushtetet e tjera të presidentit dhe duke forcuar roli e Këshillit të Shtetit, organ deri në atë kohë konsultativ.

“Ndryshimet që kam propozuar janë thjesht të diktuara nga jeta. (…) Kam fituar sigurinë duke ushtruar funksionet e mia si president dhe kryeministër që disa gjëra nuk funksionojnë ashtu si duhet”, deklaroi Putin gjatë një takimi me përfaqësues të shoqërisë civile.

“Kjo është arsyeja që kam propozuar këto ndryshime dhe jo për të zgjatur pushtetin tim”, shtoi ai.