BE-ja e kritikon planin e Trumpit për Izraelin e Palestinën

“Iniciativa amerikane, si ajo e prezantuar më 28 janar, përjashtoi parametrat e arritur në nivel ndërkombëtar”, u shpreh me keqardhje shefi i diplomacisë europiane, Josep Borrell në një komunikatë.

Borrell pritet në Uashington më 7 shkurt.

“Për të ndërtuar një paqe të drejtë dhe afatgjatë, çështjet e pazgjidhura relative me status final duhet të zgjidhen nëpërmjet negociatave të drejtpërdrejta mes dy palëve”, nënvizoi zyrtari europian.