Është e paqartë nëse është strategji e qëllimshme apo jo, por një temë duket se po shfaqet në deklaratat publike të Vladimir Putinit – ai pretendon se është i gatshëm t’i jap fund luftës, por ajo po pengohet nga Kievi.
Presidenti rus ka përsëritur qëndrimin e Moskës se është gatshme për bisedime të paqes, por se Ukraina po refuzon një gjë të tillë, raporton skynews.
Putin iu përgjigj komenteve të kryetarit të Komisionit të Bashkimit Afrikan (AUC), Moussa Faki Mahamat, i cili tha në një samit Rusi-Afrikë në Shën Petersburg se “AUC i kushton shumë rëndësi integritetit dhe sovranitetit të shteteve” dhe “zgjidhjes paqësore të krizave përmes kompromisit”.