N.B, 40 vjeç nga Shkupi i punësuar në Klinikën “Nënë Tereza” ka njoftuar policinë se pardje është sulmuar nga dy persona të panjohur në kompleksin e kësaj klinike, përcjell INA.
Ai ka raportuar në polici se sulmi ka ndodhur në vendin e tij të punës, derisa pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga dy persona. MPB theksoi se ka ndërmarrë masa për zbardhjen e rastit.