Një incident serioz është regjistruar në një institucion shëndetësor në zonën e Karposhit në Shkup, raporton Tetovasot.
Sipas denoncimit të bërë në polici, më 9 gusht rreth orës 16:50, F.S., i punësuar në Ndihmën e Shpejtë Mjekësore, është sjellë në mënyrë agresive dhe me një mjet të mprehtë ka kërcënuar personelin mjekësor.
Rasti është raportuar në SPB Shkup në orën 19:30, ndërsa policia ka nisur hetimet për sqarimin e plotë të ngjarjes.





