Puig po mendon lëvizjen në MLS

Riqui Puig po mendon transferimin në Major League Soccer.
E ardhmja e Puig është larg Barcelonës.

Për Xavi Hernandez spanjolli nuk është pjesë e planeve të tij, andaj është i detyruar të kërkojë ekip të ri.

Lojtari ka disa oferta në tavolinë, por është duke menduar rreth lëvizjes për në MLS.

Sipas ‘Sport’, ai ka edhe tre ditë kohë për të vendosur nëse dëshiron të luajë në Major League Soccer, pasi afati kalimtar në Amerikë mbyllet me 4 gusht.

Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i tij.