Publikohet klipi i këngës përfaqësuese të Shqipërisë në “Eurovision”

Albina Kelmendi bashkë me familjen e saj do ta përfaqësojnë Shqipërinë në “Eurovision 2023”.

“Duje” titullohet kënga e cila tashmë është realizuar edhe me videoklip, shkruan lajmi.net.

Klipi u finalizua nga ‘Publico’ dhe u lansua sot në kanalin zyrtar të Albinës në YouTube.

Për muzikën e këngës është kujdes Enis Mullaj, i njëjti bëri edhe miksimin dhe arazhmanin, teksti nga Eriona Rushiti ndërsa masterizimi nga ‘Babajim Studio’.

Familja Kelmndi fituan çmimin e publikut në Festivalin e Këngës në RTSh që ia mundësojnë të përfaqësojnë Shqipërinë në Eurovision e këtij viti.

“Eurovision 2023” do të mbahet në Liverpool të Britanisë së Madhe nga 9 deri më 13 maj./Lajmi.net/