Publikohen rezultatet e fundit për COVID-19 te Napoli

Të Napoli të gjitha testimet e bëra në mëngjesin e ditës së mërkurë kanë dalë negativ.
Kështu njofton skuadra e Napolit, përmes një komunikate të lëshuar të mërkurën pasdite.Sipas njoftimit të tyre, mungon vetëm testi i Stanislav Lobotka, i cili është duke u përpunuar.Skuadra e drejtuar nga Gennaro Gattosso, ka disa ditë që është mbyllur, pasi ata kishin kontakte me Genoan, skuadër e cila ka mbi 17 raste pozitive.Shkaku i kësaj situate, Napoli nuk ka zhvilluar ndeshjen e fundjavës kundër Juventusit.Kujtojmë se pjesë e Napolit është edhe Amir Rrahamani, i cili nuk është lejuar të grumbullohet te Kosova për ndeshjet e tetorit.