Publikohen pamjet se si ndodhi sulmi gjatë darkës së Trumpit me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë

Autoritetet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë publikuar një video që dokumenton momentin e një sulmi të armatosur gjatë darkës së presidentit amerikan Donald Trump me gazetarë në Shtëpinë e Bardhë.

Pamjet e publikuara tregojnë momentin kur ai kalon përmes perimetrit të sigurisë dhe hap zjarr ndaj një agjenti policor, duke shkaktuar panik në sallën ku po mbahej eventi në “Washington Hilton”.

Allen, 31 vjeç, është paraqitur në gjykatën federale të enjten, ku ka pranuar të qëndrojë në paraburgim deri në zhvillimin e procesit gjyqësor, ndërsa autoritetet bëjnë të ditur se ai nuk i ka mohuar akuzat ndaj tij.