Publikohen pamje nga xhirimet e klipit të ri të Ardian Bujupit teksa shkëmben puthje me ish-konkurrenten e “Përputhen”, Jasmin Kadriun

Këngëtari i njohur, Ardian Bujupi, duket se gjatë këtyre ditëve ka qëndruar në trojet shqiptare për realizimin e një videoklipi të ri.

Ai është duke punuar në këngën e re të quajtur “Tranova”, ku si protagoniste në video ka ish-konkurrenten e “Përputhen”, Jasmin Kadriu.

Me këtë të fundit kanë qarkulluar disa fotografi, në të cilat kanë shkëmbyer puthje me njëri-tjetrin.

 

Kjo mbase mund të jetë bërë për xhirimet e klipit, duke qenë se fansat kanë aluduar se mund të ketë diçka më shumë mes tyre.

Projekti i radhës është paraparë të lansohet më datën 1 prill, gjersa kanë mbetur edhe pak ditë deri te plasimi në treg.

Ardian Bujupi dhe Jasmin Kadriu (Foto: Instagram)

Bujupi në anën tjetër nuk ka bërë ndonjë reagim rreth imazheve, veçse ka shpërndarë disa të tjera nga prapaskenat.

I njëjti duhet theksuar që prej vitesh jeton dhe vepron në Gjermani.

Ardian Bujupi dhe Jasmin Kadriu (Foto: Instagram)