PSG të gatshëm për Koulibaly

Paris Saint-Germain duket se kanë vendosur që të provojnë ta transferojnë njërin prej mbrojtësve më të kërkuar në Evropë, Kalidou Koulibaly.

Ylli i Napolit është lidhur me një kalim te një numër klubesh me nam në kontinentin e vjetër, mirëpo L’Equipe, andaj PSG-ja kanë konkurrencë para vetes.

Sidoqoftë, sipas L’Equipe, ata tashmë po e planifikojnë një ofertë për të teksa largimi i Thiago Silvës po duket të jetë gjithnjë e më i mundshëm.