PSG me ofertë të re për Mbappe – janë gati të bëjnë GJITHÇKA

Paris Saint-Germain do të shpresojë deri në minutën e fundit për Kylian Mbappe.

Mbappe vazhdon të lidhet me një kalim të mundshëm te skuadra e Real Madrid, por skuadra aktuale e tij po bën gjithçka për ta ndaluar një gjë të tillë.

Raportimet e fundit nga ‘El Chiringuito’ bëjnë të ditur se PSG kanë bërë një ofertë të re për Mbappe, përcjell lajmi.net.

Ata i kanë ofruar lojtarit mundësinë për të qenë SHEF i projektit sportiv. Kjo nënkupton disa gjëra.

Mbappe do të ketë mundësi të ndryshojë trajnerët dhe të zgjedh lojtarët që dëshiron t’i ketë shokë skuadre.

Po ashtu, ai ka në tavolinë ofertën prej 50 milionë eurove për sezon.

PSG po bën gjithçka për ta mbajtur Mbappen në Paris. Real Madrid vazhdojnë të jenë favoritët.