PSG kërkon marrëveshje të re për Messin

Paris Saint Germain kërkojnë të vazhdojnë bashkëpunimin me Leo Messin.
Siç bëhet e ditur nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, bisedimet ende po vazhdojnë mes Messit dhe Paris Saint-Germain, transmeton lajmi.net.

Besohet se përfaqësuesit e Messit dhe bordi të parisienëve do të takohen gjithashtu personalisht gjatë dy ose tre javëve të ardhshme.

PSG do ta paraqes zyrtarisht marrëveshjen e re për Messin, kohëzgjatjen e kontratës dhe detajet finale do të diskutohen për ta nënshkruar atë.

Mbetet të shihet nëse do arrihet një akordim në mes tyre për lojtarin.