PSG ka në dispozicion vetëm 11 lojtarë për ndeshjen me Man United

Skuadra nga Ligue 1 mund të jetë pa tetë lojtarë kundër Manchester United, me Mauro Icardin, Julian Draxler dhe Marquinhos të dëmtuar, ndërsa të tjerë të prekur nga COVID-19.

PSG luajti në finale të Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar, ndërsa në sezonin e ri kanë rënë në një grup të vështirë me Man United, RB Leipzig dhe Istanbul Basaksehir.

Tuchel pretendoi se ai mund të ketë në dispozicion vetëm 11 lojtarë për ndeshjen kundër Manchester United.

“Ne duhet të marrim përgjegjësinë për Neymar dhe Kylian Mbappe, të cilët luajtën nga 90 minuta dje, dhe ata nga Amerika e Jugut që kanë udhëtuar shumë”, deklaroi shefi i PSG-së, përcjell lajmi.net.

“Ndoshta do të kemi vetëm 11, 12 ose 13 lojtarë në dispozicion”.