Karaxhovski: Ahengjet, eventet, grupimet rritën numrin e të infektuarve

Sa i përket trendit, kryetari i Komisionit për Sëmundje Infektive, Zharko Karaxhovski tha se analiza e të dhënave epidemiologjike ku ka rritje të numrit tregon se disa ngjarje që kanë ndodhur janë promotori kryesor i rasteve më të shumta me KOVID-19.

“Eventet, ahengjet, ngjarje, grupimi dhe mosrespektimi i masave. Ajo që e themi është se grupimi, mbajtja e distancës, bartja e masës dhe dezinfektimi janë bazike. Është fakt se nuk janë respektuar”, tha Karaxhovski, raporton SHENJA.

Karaxhovski tha se kjo është parashikuar, pra vala e vjeshtës. Sipas tij pak më herët ka ardhur kjo valë.

“KSI ka propozuar deri tek Ministri dhe Qeverisë të miratohen dy pako të masave njëra që është në Kuvend dhe tjetra të hënë”, shtoi më tej Karaxhovski.

Sa i përket orës policore, Karaxhovski tha se për momentin ata nuk e mendojnë propozimin e orës policore, megjithatë, nëse nuk respektohen masat në periudhën e ardhshme dhe nëse përkeqësohet gjendja atëherë nuk kanë zgjidhje tjetër.

“Vetëm në Francë ka, në asnjë vend tjetër në Evropë nuk ka. Ne për momentin nuk e mendojmë, por nëse asgjë nuk respektohet, çfarë na mbetet në pas të propozojmë”, deklaroi Karaxhovski, raporton SHENJA.

Ai tha se kërkojnë ndihmë nga të gjithë për të tejkaluar këtë situatë. Sipas tij në Shkup po ndodh mosrespkeitmi më i madh i masave, ndërsa e përmendi komunën e Çairi, ku nëse më parë kishte më tepër të infektuar tani është në vendin e pestë.

“Ajo që ishte para 4 muajve në Shkup e kemi pasur Çairi, por tani është në vendin e pesë. Tani është Aerodromi, Qendra, Karposhi, Gazi Baba. Mund të presim përkeqësim të situatës”, ka deklaruar Karaxhovski.