PSG ka arritur marrëveshje me Leipzig për Mukiele

Nordi Mukiele së shpejti pritet të jetë lojtari i ri i Paris Saint Germain.
Siç njofton ‘L`Equipe’, PSG tashmë është pothuajse ka mbyllur edhe nënshkrimin e radhës, bëhet fjalë për lojtarin e Leipzig, Nordi Mukiele, transmeton lajmi.net.

Drejtuesit e të dy klubeve kanë arritur marrëveshje parimore që 24 vjeçari të transferohet në ‘Parc des Princes’.

Francezi do të nënshkrimi i tretë këtë sezon për PSG-në pas Vitinha dhe Ekitike.

Edhe pse shuma e operacionit nuk është bërë e ditur, sipas informacioneve të fundit çmimi mund të jetë më i lartë se 10 milionë euro.