PSG interesohet për Scamaccan e Sassuolos

Paris Saint Germain është duke u interesuar për futbollistin e Sassuolos, Gianluca Scamacca.

Parisienët kanë ofruar hiç më pak se 45 milionë euro, ofertë kjo që pritet të pranohet nga skuadra italiane, transmeton lajmi.net.

Scamacca luan si qendërsulmues dhe është 23-vjeçar.

Vlera e tij në treg sillet diku rreth 30 milionë euro.