PSG gjen pasuesin e Mbappe, kërkon Lukakun

Belgu që u rikthye në formacionin bazë të Thomas Tuchel, ende e ka të ardhmen e pasigurt, sidomos pas deklaratës së fundit që tregoi dëshirën për rikthimin te Inter, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, sipas “El Nacional”, “Blutë” janë të hapur për shitjen e ish yllit të Evertonit, me PSG që shihet si favorit pasi pritet largimi i Mbappe.

Raporti shton se klubi i Ligue 1 është edhe gati të shpenzojë 90 milionë euro për të nënshkruar me Lukakun dhe shton se sulmuesi mund të jetë i hapur për kalimin në “Parkun e Princave”.

Lukaku ka shënuar tetë gola dhe dhuruar dy asistime në 20 ndeshje për Chelsean, derisa ka kontratë deri në vitin 2026.