PSG e sheh Griezmannin si zëvendësuesin e Messit në rast se argjentinasi largohet në fund të sezonit

Lionel Messi po e kalon sezonin e tij të dytë te Paris Saint Germain dhe është në top formë.

Sulmuesi argjentinas në tetë ndeshje ka shënuar katër gola dhe ka asistuar në shtatë të tjerë në të gjitha garat.

Por ai është futur në vitin e fundit të kontratës me PSG-në, pasi aktualja i skadon në fund të sezonit, por që është me mundësi vazhdimi për një vit tjetër.

PSG ende nuk e ka të sigurt qëndrimin e Messit dhe qysh tani po mendojnë për zëvendësuesin e argjentinasit në rast se ai largohet.

Kampioni në fuqi i Francës po e sheh Antoine Griezmannin si lojtarin ideal për ta zëvendësuar argjentinasin në rast largimi.

Griezmann ende e ka të paqartë të ardhmen e tij, por atij i pëlqen ideja për të luajtur në vendlindje pas 12 viteve të kaluara në La Liga.

Mediat franceze dhe ato spanjolle kanë raportuar se PSG është gati të shpenzojë deri në 45 milionë euro për afrimin e francezit në Parc de Princes.