PSG do t’i ofrojë Messit zgjatje të kontratës pas Kupës së Botës

Skuadra franceze Paris Saint-Germain do t’i paraqesë Lionel Messit një ofertë zyrtare për vazhdimin e kontratës pas Kupës së Botës 2022.

Messi fillimisht iu bashkua PSG-së me një marrëveshje dyvjeçare në gusht 2021, duke përfshirë opsionin për një vit shtesë, transmeton Klan Kosova.

Superylli argjentinas e ndihmoi klubin të fitojë titullin e Ligue 1 në sezonin e tij debutues dhe e ka nisur 2022-23 në mënyrë elektrizuese, pasi ai konsiderohet ende një pjesë jetike e skuadrës.

GOAL kupton se PSG e ka informuar Messin se do t’i ofrojë atij një kontratë të re dyvjeçare pas ngjarjes ndërkombëtare si shpërblim për paraqitjet e tij.