Borrell: Rusia duhet të paguajë për rindërtimin e Ukrainës

Kreu i diplomacisë europiane, Josep Borrell, në një njoftim ditën e sotme tha se do të diskutojë me partnerët e tij në OSBE, seanca e së cilës filloi në Lodz të Polonisë, të gjitha mundësitë ligjore me qëllim që Rusia të paguajë për shkatërrimin e Ukrainës.

“Ne kemi sekuestruar pothuajse 20 miliardë euro nga oligarkët dhe njerëzit që mbështesin Rusinë dhe kontrollojmë rreth 300 miliardë nga burimet financiare të bankës qendrore ruse,” tha ai.

“Këto para duhet të përdoren për të rindërtimin e Ukrainës,” tha ai gjatë takimit të Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë (OSBE).

“Rusia ka shkaktuar luftën në Europë, ka minuar kartën e Kombeve të Bashkuara dhe ka dështuar të respektojë detyrimet e saj ndërkombëtare”, tha ai.

Borrell tha gjithashtu se Europa dhe bota “kanë nevojë për një rend të ri sigurie në Europë, pasi Rusia shkatërroi plotësisht atë që kishim”.

Ai njoftoi gjithashtu një propozim “që synon të mbështesë Gjykatën Penale Ndërkombëtare të Rusisë për krimet e luftës” në Ukrainë, një ide që “duhet të diskutohet dhe miratohet fillimisht nga vendet anëtare të Bashkimit Europian dhe më pas nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.