PSG do të kthehet për Skriniar në janar

Paris Saint Germain do shkojë sërish për mbrojtësin e Interit, Milan Skriniar.
Merkaton e verës Skriniar ishte prioriteti i PSG-së, por kampioni i Francës nuk arriti të marrë shërbimet e mbrojtësit.

Por, ata nuk do të ndalen dhe sipas ‘ESPN’, do rikthehen në janar për sllovakun, përcjell lajmi.net.

27-vjeçari mund të jetë i disponueshëm për një tarifë të reduktuar në dritaren e dimrit me kontratën e tij aktuale në ‘San Siro’ që skadon verën e ardhshme.