Martinelli: Duam t’i fitojmë të gjitha ndeshjet

LONDON, ENGLAND - JULY 30: Gabriel Martinelli of Arsenal during the Emirates Cup match between Arsenal and Seville at Emirates Stadium on July 30, 2022 in London, England. (Photo by Stuart MacFarlane/Arsenal FC via Getty Images)

Sulmuesi i Arsenalit, Gabriel Martinelli ka folur për ndjenjën e një familjeje të përbashkët në klub pas fitores 3-2 ndaj Liverpoolit në “Emirates Stadium” të dielën.
Braziliani hapi ndeshjen duke shënuar gol pas vetëm 58 sekondash për t’i dhënë “Topçinjve” një fillim të përsosur të ndeshjes.

Në një takim tejet interesant, ku në fund triumfoi skuadra e Arsenal 3:2, përcjell lajmi.net.

Rezultati e kthen Arsenalin në krye të tabelës së Premierligës, me skuadrën e Mikel Artetës që tani ka fituar tetë nga nëntë ndeshjet e zhvilluara dhe e kryeson tabelën me një pikë më shumë se Manchester City.

“Kjo do të thotë shumë për ne. Ne kemi punuar shumë dhe e meritojmë fitoren dhe duhet të vazhdojmë sepse sezoni është i gjatë dhe ne duam të arrijmë gjëra të mira,” tha Martinelli për “Sky Sports”.

“Ne vrapojmë për njëri-tjetrin dhe jemi një familje, të gjithë dhanë maksimumin dhe e merituam fitoren. Nuk ka rëndësi mosha juaj, është zemra juaj dhe sa shumë doni të arrini në futboll dhe jetë. Kjo është gjëja më e rëndësishme. Ne duhet të besojmë dhe të shkojmë ndeshje pas ndeshje duke u përpjekur t’i fitojmë të gjitha.”, tha në fund ylli i Arsenalit.