PSG dëshiron të nënshkruajë me Richarlison

Paris Saint Germain dëshiron të transferojë në ‘Parc des Princes’ sulmuesin e Everton, Richarlison.

Richarlison ka kontratë me Everton deri në vitin 2024, por interesimi i klubeve të mëdha mund të ndikojë që ai të largohet këtë verë.

Paris Saint-Germain është i etur për të nënshkruar me sulmuesin brazilian këtë verë, sipas ‘Daily Mail’, përcjell lajmi.net.

Ekipi parisien i ka vënë sytë te Richarlison pasi ata kërkojnë që ai të mbulojë Mauro Icardin që pritet të largohet nga klubi kur të hapet afati kalimtar.

Real Madrid dhe Tottenham po tregojnë gjithashtu interes për 25-vjeçarin.

Në 30 paraqitje këtë sezon në Premier Ligë, sulmuesi ka shënuar 10 gola dhe pesë asistime.