PSG – Barcelona, të gjithë të befasuar nga vendimi i Neymarit

Nga largimi i mundshëm te vazhdimi i kontratës.

Neymar duket se ka ndryshuar mendjen rreth të ardhmes së tij sa që ka shfaqur gatishmëri për vazhdimin e kontratës në Paris Saint-Germain.

E përditshmja franceze “Le Parisien” raporton se përfaqësuesit e Neymarit kanë njoftuar klubin se ylli brazilian është i gatshëm të negociojë marrëveshjen e re në Parc des Princes, transmeton lajmi.net.

Neymar është aktualisht i lidhur me PSG-në deri më 2022 derisa së fundmi spekulohej me rikthim te Barcelona.

Rezultatet e fundit në Ligën e Kampionëve dhe dominimi në Ligue 1 duket se kanë bindur futbollistin të vazhdojë aventurën e tij në Francë.