PSG afër arritjes së marrëveshjes me Asensio

Siç bëhet e ditur nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, Paris Saint-Germain është shumë afër për ta përmbyllur marrëveshjen verbale me Marco Asension si lojtar të lirë.
Marrëveshja për kushtet personale është shumë afër për tu arritur, pasi që PSG bëri një ofertë më të mirë se Aston Villa, raporton lajmi.net.

Asensio dëshiron t’i thotë lamtumirë tifozëve të Realit në mënyrën më të mirë, para se të largohet nga klubi në javën e ardhshme.

Ende nuk është nënshkruar asgjë por marrëveshja është shumë afër pasi që Asensio dëshiron të nis një kapitull të ri dhe të provojë një kampionat të ri.