“Nuk largohem nga Arabia”, e konfirmon Ronaldo: Do futet në top-pesë ligat më të forta në botë

Futbollisti i Kombëtares së Portugalisë, Cristiano Ronaldo e ka konfirmuar qëndrimin e tij në Ligën Profesionale të Arabisë Saudite.

Lojtari i Al-Nassr përmes një interviste për “Roshn Saudi League” ka folur rreth të ardhmës së tij dhe për ligën në Arabinë Saudite, shkruan Lajmi.net

Ai tha se nuk e ka ndërmend të largohet dhe me Al-Nassr synon tituj në sezonin e ri.

“Unë jam ambientuar këtu, ashtu edhe familja ime. Ne po kënaqemi këtu dhe më pëlqen të qëndroj. Në sezonin e ri me Al Nassr synoj titujt”, u shpreh Ronaldo

Cristiano gjithashtu foli edhe për nivelin e kësaj lige dhe ashtu siç e kishte potencuar në fillim, e thotë edhe tash: “Kjo ligë do të futet në top-pesë ligat më të forta në botë”.

Kujtojmë që Ronaldo me Al Nassr këtë sezon nuk arriti të fitonte asnjë titull. Kurse u spekulua për një rikthim të tij në Premier League, por te skuadra e Newcastle United./Lajmi.net/