Për një periudhë të shkurtër kohore kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, ka realizuar takime të rëndësishme me përfaqësues ndërkombëtarë dhe diplomatë me renome botërore. Informatat jozyrtare thonë se Gashi, pas takimeve të realizuara me shumë ambasadorë dhe diplomatë ndërkombëtarë në vend dhe rajon, ditë më parë me ftesë të State Departamentit Amerikan është ftuar në takime bilaterale me përfaqësues të State Departamentit Amerikan. Takimet e shpeshta dhe udhëtimet zyrtare të Afrim Gashit me diplomatë ndërkombëtarë dhe përfaqësues amerikanë mund të jenë sinjal i mirë se Gashi po shihet si njëri ndër politikanët më të rëndësishëm rajonal në vend. A po përgatitet Afrim Gashi për detyra më të mëdha, kjo pritet të shihet në muajt në vazhdim.
Uncategorized Pse thirret Afrim Gashi në Amerikë?