Adelina Tahiri, këngëtare e afirmuar dhe e njohur, e mbi të gjitha një femër shumë e zonja.
Këtë nuk po e themi vetëm ne, por edhe veprimet e saj dhe përditshmëria e saj që na prezanton çdo ditë, shkruan Kosovarja.
Ndër vite në skenë ka arritur ti realizojë të gjitha ëndrrat e saj, duke u bërë e pëlqyer dhe e kërkuar gjithandej.
Po, Adelina është nga ato vajzat që jo vetëm ëndrrat e saj për muzikë, por edhe për jetën private i ka realizuar të gjitha.
Veçanërisht në këto vitet e fundit është duke bërë qejfe e është duke e shijuar jetën në maksimum.
Kjo edhe falë martesës së saj me avokatin maqedonas, i cili me dy duart ia ka falur të gjitha të mirat këngëtares.
Tani atë e kemi tejet aktive në çdo shëtitje, duke mos e zërë vendi vend.
Për ju që nuk e keni parë ende se sa shumë po kënaqet, dhe sa jetë të mirë gëzon iu prezantojmë paraqitjen e saj.
Me veturë e rregulluar, e shoqëruar me muzikë të mirë, këtë jetë do ta ëndërronin të gjithë. /Kosovarja/