Pse Suedia është shumë para nesh, tregon vet sistemi arsimor i shkollës fillore

Shkruan: Florian Nesimi

Në Suedi shkollim obligativ është vetëm shkolla fillore. Fëmijët regjistrohen në klasën e parë në moshën 7-vjeçare. Në moshën gjashtëmbëdhjetë vjeç ata kalojnë nga shkolla e mesme e ulët në atë të lartë, bazuar në suksesin e treguar në shkollën e mesme të ulët.

Shkolla fillore është falas, ashtu si edhe transporti, materialet shkollore (lapsa, fletore) madje edhe ushqimi. E vetmja gjë që duhet paguar janë ekskursionet.

Mësimi zhvillohet vetëm në mëngjes. Nxënësve u kërkohet të punojnë në projekte, por projektin e zgjedhin vet. Në klasën e pestë ata mësojnë se si të bëjnë një prezantim. Në klasën e shtatë nxënësit duhet të dinë si të lidhin qarqet elektrike. Deri në fund të shkollës fillore, të gjithë nxënësit duhet të dinë të gatuajnë, të qepin, të notojnë dhe të luajnë një instrument muzikor.

Edukimi fizik ka një rëndësi të madhe dhe nxënësit duhet të kalojnë minimalisht 20% të kohës në javë në orët e edukimit fizik. Në fund të shkollës së mesme çdo nxënës duhet të jetë në gjendje të notojë 400 metra në mënyrë të pavarur.