Pse Spasovski s’i hapi korsitë në fillim, por në fund të pushimeve?

Shkruan: Fejzi Hajdari

Kreut te Policisë maqedonase Oliver Spasovskit tanimë pothuajse në fund të pushimit i del gjumi dhe detekton nevojën per hapjen edhe te dy korsive (trakave) ne vendkalimin kufitar me Serbinë “Tabanoc”, per sic thuhet, shmangien e rrëmujes nē kufi! Po i njejti Spasovski para se t’i hapë keto dy korsi do te ishte e udhes te na jepte shpjegimin se pse deri tani nuk i ishte kujtuar per kete “zgjidhje gjeniale”! Qe nga fillimqershori i ketij viti, kur edhe filloi sezoni i pushimeve gjegjesisht ardhjes masive ne vendlindje te mergimtareve shiptarë nga shtetet europiane, vendkalimi kufitar “Tabanoc” ishte perplote kolona makinash per shkak te procedurave te shumë ngadalta te kalimit te kufirit. Procedurat e “lodhëta”, per të mos thene debile e teper burokratike ta autoriteteve kufitare te Maqedonise se Veriut, si shume vite me pare edhe kete vit, shkaktonin pritje me ore te tëra per te hyre ne Maqedoni. Duke i patur parasysh ankesat dhe apelet nga kjo pike kufitare te cilat mergimtaret tane i percillni (Transmetonin) nepermjet mediave te Shkupit, zgjidhja nga organet kompetente gjegjesisht nga ministri i Brendshem Oliver Spasovski do te ishte dashur te ndodhte qe ne fillim te sezonit dhe jo ne fund. Pyetja që na intrigon te gjithe neve ne kete rast eshte: Pse Spasovski hapjen e dy korsive ne kete kalim-kufitar nuk e beri ne shtator, por ne gusht, kur mergimtaret tane tanime kane filluar te kthehen? Natyrisht se Spasovski, si perhere, edhe tani, mund te shpikë qindra “arsye”, por e verteta eshte se ai nuk e beri ne qershor edhe pse nga eksperienca e deritanishme, e dinte se do te kishte pritje ne kolona edhe deri me 4-5 orë në kufi. Spasovski para se ta paraqes ne menyre triumfale hapjen e dy korsive, duhet te na japë shpjegimin: Pse tani dy muaj mergimtaret tanë i la nën diellin pervelues te presin deri në 4-5 orë?