Pse po rritet numri i të infektuarëve me Covid 19 në Maqedoni? Ja përgjigja!

Disa ditë numri i të infektuarëve të rinj me COVID 19 në Maqedoninë e Veriut kishte rënë nën 10 persona prandaj autoritetet kishin filluar të paralajmërojnë zbutje të masave kufizuese dhe heqjen e ngadalshme të tyre.
Mirëpo të enjten e kaluar numri u rrit papritmas në 33, pastaj në 36, kurse sot është shënuar numër prej 22 rasteve të reja.
Drejtori i Qendrës për shëndet publik, Arben Ziberi, në një deklaratë për Radio Evropa e Lirë (REL), ka vlerësuar se shkaku për këtë rritje është “reflektim i zbutjes së masave”, transmeton Gazeta Lajm.
Sipas tij është dashur së paku edhe vikendi i 1 Majit të kalohet nën masa restriktive, siç u kalua vikendi i Pashkëve dhe një vikend para tij.
“Sipas epidemiologëve tanë, edhe vikendi i një majit është dashur të kalohet me masa të tilla, sepse njerëzit u grupuan, koha ishte e tillë”, ka deklaruar Ziberi.
Epidemiologu Nikolal Panovski ka deklaruar se duhet të mësohemi të jetojmë me 20-30 raste në ditë, deri sa virusi të zhduket prej temperaturave të larta. Ai vlerëson se masat e veprimit duhet të fokusohen në vendet prej ku shpërndahet virusi, e jo me masa restriktive në mbarë territorin.