Pse po hesht Edi Rama?

Shkruan: Daut Dauti/Londer

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama akoma nuk është deklaruar lidhur me zhvillimet e fundit në Veri të Kosovës.

Ai mund të jetë i kyçur në prapavijë, mirëpo deri më tash nuk është deklaruar publikisht.

Lidhur me këto zhvillime, shkrimtari dhe publicisti, Daut Dauti thotë se, kryeministri shqiptar nuk mund të luaj rol neutral.

“Pse Edi Rama nuk deklarohet në lidhje me situatën në Kosovë? Duhet të dihet nëse Rama është me Kurtin (Kosovën) apo me Vuqiqin (Serbinë). Ai është kryeministër i Shqipërisë dhe nuk mund të luaj rol neutral. Në këto raste nuk ka vend për taktizim. Apo, ndoshta ende e ka vështirë nëse duhet ta merr anën e vëllaut apo shokut?”, ka shkruar Dauti. (INA)