Mickoski: Nuk ka shumicë për ndryshimet kushtetuese, duhen zgjedhje të parakohshme

–Shumicë për ndryshime kushtetuese nuk ka, logjikisht ngjarjet duhet të vijojnë me organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, tha kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski pas takimit të sotëm të liderëve me ftesë të kryeministrit, përcjell TV21. Mickoski tha se në takim nuk është diskutuar për gjërat që i mundojnë qytetarët, ndërsa tha se kanë qenë të vetëdijshëm për këtë.

“Vetëm që mos të shpallemi si koalicion që është anti-shtet, jo-konstruktivë dhe kundër ardhmërisë së shtetit, erdhëm, të vetëdijshëm që nuk do të bisedojmë për ata gjëra që i mundon qytetarët dhe se nuk do të ketë asnjë rezultat takimi i sotëm edhe pse më duhet të them se më komik ishte një dokument që u shpërnda në fund të mbledhjes, që duhet të ishin disa përfundime, që i refuzuam dhe as që duam t’i komentojmë”, pohoi Mickoski.