Pse or bir?! (Riad Mamutit)

Poezi nga Ismail Ganiu

Shume heret na ike
Sa shijuam miresine tende
Dhe na mesove
Si duhet nderuar dhe respektuar
Na hape rruget e mbyllura
Na dhe lumturine
Pse or bir
Te deshtem ne
Dhe te gjithe ata
Qe paten mundesi te njohin
Guximin na le amanet
Dhe vullnetin per jete
Dhe na ike pa na thene
Lamtumire
Te nderuan miqt
Nga vendi dhe diaspora
Qe ju bashkoi humaniteti
Dhe shpirtegjeresia
Na mesove per jeten dhe na ike
Atehere kur rruget t’u shtruan
Me lule dhe dashuri
Per njerezimin
Do te na mungosh
Edhe neve edhe shpreses
Qe kishe per jeten
Edhe pse ajo
Me veshtersi te buzeqeshi
Por ti e krijove!

Kush është ISMAIL GANIU?

Ismail Ganiu, punoi si arsimtar i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Shkollen Fillore ‘’Dituria’’ në Likovë afër 43 vite rresht gjer në vitin 2011 kur pensionohet.

Ishte edhe nënkryetar i Klubit të Shkrimtarëve ‘’AGIMI’’, që u formua në Komunën e Likovës,e që pas vitit 2001 u bashkua me Klubin e Shkrimtarëve ‘’JEHONA E KARADAKUT’’ në Kumanovëë, ku edhe sot është anëtar i rregullt.

Ai ka botuar shtatë libra me poezi,që poashtu përfshinë një mori temash, të cilat trajtohen në forma të ndryshme.