“Pse nuk moderon më me Luizin?” – Kiara Tito i jep përgjigjen e prerë ndjekësit

Kiara Tito ka sqaruar kureshtjen e ndjekësve lidhur me mundësinë që ajo dhe bashkëshorti i saj, Luiz Ejlli, të moderonin së bashku një emision televiziv.

Gjatë një bisede virtuale me ndjekësit në Instagram, moderatorja u pyet: “Pse nuk moderoni së bashku me Luizin një emision?”.

Kiara iu përgjigj shkurt, por në mënyrë të qartë: “Po ku ka nevojë për co-host ai”, duke e shoqëruar përgjigjen me emoji me humor.

 Kiara Tito/Instagram

Me këtë reagim, ajo la të kuptohet se një bashkëpunim i tillë nuk është në planet e tyre, duke iu referuar në mënyrë humoristike energjisë dhe prezencës së Luizit në ekran.

Reagimi i Kiarës vjen në një periudhë kur vëmendja ndaj rikthimit të Luiz Ejllit në televizion është në rritje.

Javë më parë, gjatë një interviste, Luizi konfirmoi se së shpejti do të rikthehet në ekran me një format krejtësisht të ri.

Këngëtari bëri të ditur se projekti i ri do të transmetohet një herë në javë, çdo të premte, duke premtuar një spektakël për publikun. /Telegrafi/