Pse në çdo aksion antiterror janë të përfshirë kumanovarët?

Hekuran Jashari

Kumanova është bërë sinonim i terrorizmit.

Nuk ka aksion anti-terror e që në të të mos jenë përfshirë Kumanovarët.
Shteti nuk mund ta luftoj terrorizmin duke i arrestuar disa të rinjë, por duke ofruar mundësi pune, e zhvillimi për ta.

Rajoni i Kumanovës ka të ardhura më të ulta për kokë banori në nivel shtetëror, shto kësaj edhe nivelin e arsimimit që le shumë për të dëshiruar.
Me këto të dhëna dëshpëruese, nuk ke se çka pret lajme të mira.

Shteti duhet të merret me shkakun, e jo me pasojat e problemit.