Pse mungoi Rihanna në Met Gala?

Met Gala 2024 ka bërë bashkë personazhe të famshëm nga e gjithë bota, artistë të muzikës, aktorë të njohur të Hollywood dhe modele. Mirëpo këtë vit eventi më madhështor i modës nuk dukej i kompletuar për shkak të mungesës së disa prej figurave më të njohura, mes tyre edhe Rihanna.

Sipas USA TODAY, Rihanna-s iu desh të humbiste ngjarjen për shkak të sëmundjes së gripit.
Edhe partneri i saj A$AP Rocky ka munguar gjithashtu në eventin e modës të këtij viti. Emra të tjerë të njohur që nuk morën pjesë këtë vit janë, Blake Lively dhe Ryan Reynolds, Beyoncé, Billie Eilish dhe Lady Gaga ishin ndër A-listers që kanë bërë bujë të madhe me pamjen e tyre vitet e fundit.