Pse edhe sot, sikurse një vit më parë, po e LËMË VET Rexhailin!

Shkruan: Fejzi HAJDARI

Edhe një vit më parë kur ndërroi jetë, por edhe sot kur minimalisht me një shkrim ose veprim simbolik, do të duhej të përkujtohet patrioti, ushtari i luftrave të UÇK’së dhe veprimtari tanimë i ndjerë Rexhail Qerimi, ne PO HESHTIM, sikur të jemi në varrë.

A thua për kend luftoi e sakrifikoi ai, sikurse edhe shumë luftëtarë tjetër të UÇK-së?
Ku janë shokët e idealit, së paku ata të Kumanovës e rrethinës, ku janë idealistët me të cilët ai e kishte nisur ndërtimin e kauzave kombëtare, ku janë politikanët e Kumanovës e Likovës (që nuk kujtohen të paktën për nje kurorë lulesh te varri), ku janë bashkëfshatarët e tij, që gjithë ditën sorollaten nëpër kancelari qeveritare pas Zoranit, Brankit, Aliut e Artanit, për tua marrë në g…!

Asnjë fjalë s’e tha Kumanova dhe Likova (në mënyrë të organizuar) për këtë ditë!

Eu bre burra, a thua interesi qenka mbi gjitha? Nëse nisemi nga ky parim, këndvështrim, unë personalisht kam shumë më tepër interes të heshti dhe t’ju bëjë “temena” ministrave e liderëve partiakë…

Turp, për neve, këtu po e fus edhe veten!

Nuk e meritonte këtë turp dhe bukëshkelje, Rexhaili. Më fal vëlla se ndoshta prej padijes po të vrasim edhe në varr!

Prandaj, ai duke i parë të gjitha këto çirrje, servilosje, cinizëm dhe marrëzira, iku nga ne…, që të mos ngele i paster si loti dhe të mos koritej, sikurse po koritemi ne sot.

Zoti të mëshiroftë vëlla! Ne u koritëm me Ty! Na i bë hallall, megjithëse me sjelljet tona nuk e meritojmë!

Me përkujlje ndaj jetës dhe veprës Tënde: Pusho i qetë Heroi im!