“Provojeni ndershmërinë” – Beatrix jep një mesazh me anë të kësaj fotografie

Beatrix Ramosaj mbetet një prej ish-banoreve më të komentuara të këtij sezoni të “BBV”.

Këngëtarja është mjaft aktive në rrjete sociale ku ndan imazhe të ndryshme, ku shpesh përcjell edhe mesazhe, shkruan lajmi.net.

Edhe këtë herë, Beatrix postoi disa foto në të cilat shihet e veshur me shumë stil, në një bluzë të tejdukshme të përshtatur me pantallona të gjerë.

Betarix shihet me një mikrofon në dorë, ndërsa qëndron e shtirë në shtrat.

“Provojeni ndershmërinë”, ka shkruar Beatrix në mbishkrimin e fotografisë, e cila u pasua me komente të shumta nga ana e fansave të saj.

Kujtojmë që projekti i fundit muzikor i saj është “Faj” që e lansoi menjëherë pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP dhe ishte një dedikim për ish të dashurin, aktorin Donald Veshaj.