Prova javore/ Luizi dhe Kiara shijojnë momentet më të bukura bashkë

Banorët e “Big Brother VIP Albania”, janë sfiduar nga banorët me një lojë, ku ata do të ndahen në çift dhe do të qëndrojnë në një dhomë vetëm për t’u kujdesur për një bebe.

Luizi zgjodhi Kiarën, meqenëse kanë krijuar një afrimitet të madh gjatë qëndrimit brenda, që ata të kujdesen për beben, shkruan lajmi.net.

Mes tjerave, ata diskutuan edhe për marrëdhënien e tyre dhe si e shohin atë banorët e tjerë.

Në një pikë, nuk munguan as ngacmimet dhe momentet intime së bashku, ku ishin edhe shumë afër puthjes.

 

Ata po bënin disa prova, ndërkohë që shkëmbyen me njëri-tjetrin puthje e përqafime./Lajmi.net/