Protokolli për anëtarësim në NATO do të ratifikohet në kohë në Kuvendin republikan, pasi kryeministri spanjoll Pedro Sançez dje e dha betimin si kryeministër, me çka nëse hapet rruga për ratifikimin e mbetur të Protokollit, pas së cilës Maqedonia e Veriut do të bëhet anëtarja e 30-të e Aleancës.
Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi thotë se Protokolli do të ratifikohet deri më 12 shkurt, me çka pas formimit të Qeverisë së Spanjës, tani edhe tek ne procedura është më e lehtë dhe më e qartë. Vlerëson se nuk duhet të shpejtohet me ratifikimin e parakohshëm.
“Në këtë moment nuk ka nevojë të shpejtohet me ratifikimin e parakohshëm. Propozimi i Qeverisë është në procedurë kuvendore dhe nuk ka indikacione se duhet kohë të veprohet”, deklaroi Xhaferi për TV Telma.
Të gjitha partitë parlamentare janë të gatshme të japin dritë të gjelbër.
Artan Grubi i BDI-së thotë se Protokolli do të ratifikohet në kohë, me çka vendi ynë do t’i bashkohet Aleancës javëve të ardhshme.
Nga ana tjetër, VMRO-DPMNE, Aleanca për Shqiptarët dhe Besa e mbështesin ratifikimin e parakohshëm të Marrëveshjes për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.
Dane Taleski, këshilltar i politikës së jashtme i kryeministrit dhe kandidat për ambasador të Maqedonisë së Veriut në NATO, dje deklaroi se pas zgjedhjes së Qeverisë së re në Madrid ekzistojnë kushte politike stabile për ta mbyllur ratifikimin e tyre për protokollin.
“Unë jam 100 për qind i sigurt se ratifikimin e Marrëveshjes së Uashingtonit dhe anëtarësimin tonë të plotfuqishëm do ta përfundojë Kuvendi në këtë format, para se të shpërndahet, para se të mbahen zgjedhjet dhe ne do të bëhemi anëtare e plotfuqishme edhe formalisht e NATO-s para se të mbahen zgjedhjet parlamentare”, tha Taleski, këshilltar i politikës së jashtme të kryeministrit.
Ai përkujton se ne vitin e fundit kemi marrë pjesë në Aleancë në bazë të barabartë me të gjitha formatet, ndërsa kjo u pa, shton, në takimin e liderëve në Londër ku kryeministri Zaev ishte i ulur në tryezën e njëjtë me Trampin, Merkelin dhe Makronin dhe të gjithë liderët e tjerë të vendeve anëtare të NATO-s.
Një prej ngjarjeve më të rëndësishme për vitin 2020 për Ballkanin Perëndimor do të jetë pranimi i Maqedonisë së Veriut në NATO, thekson në analizën e vet portali i Brukselit “Juropean Uestern Ballkans” (EVB), për ngjarje të cilat do ta shënojnë vitin 2020 në Ballkanin Perëndimor.
“Protokolli për pranim të Maqedonisë së Veriut në NATO ishte nënshkruar në shkurt të vitit 2019, pas çka filloi procesi i ratifikimit të tij në parlamentet nacionale të vendeve anëtare. Maqedonia e Veriut gati sigurt do të jetë anëtarja e 30-të e NATO-s në fillim të vitit 2020, pasi gjatë vitit 2019 protokollin e anëtarësimit e ratifikuan 28 prej 29 vendeve anëtare (të Aleancës) dhe mbeti edhe Spanja. Sepse prolongimi i ratifikimit në Spanjë është pasojë e krizës politike në vend, e jo të disa vërejtjeve të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut, pranimi i shtetit në NATO pritet së shpejti”, theksohet në analizë.
Lideri socialist spanjoll, Pedro Sançez, dje e dha betimin si kryeministër, pasi Parlamenti të martën në mbrëmje i dha mbështetje për formimin e Qeverisë me koalicion, me çka iu dha fund thuajse krizës njëvjeçare politike në ekonominë e katërt për nga madhësia në eurozonë.
Formimi i Qeverisë spanjolle do ta hapë rrugën e ratifikimit të protokollit për anëtarësim në NATO me çka shteti ynë do të bëhet anëtarja e 30-të e Aleancës.
Spanja është vendi i fundit që duhet ta ratifikojë Protokollin për NATO, pas së cilës Maqedonia e Veriut edhe zyrtarisht do të shpallet si anëtare e plotfuqishme e Aleancës Veriatlantike.