Seancë plenare dhe e dy Komisioneve në Kuvend

Kuvendi sot në rend dite në seancën e 127-të ka propozim- vendime për miratimin e programeve vjetore për punën e Agjencisë së Postave, Agjencisë për rregullimin e sektorit hekurudhor dhe Agjencisë së aviacionit civil si dhe dakordim për propozimin e Planit financiar vjetor të AAC-së për vitin 2020.

Para deputetëve do të jetë edhe Propozim- vendimi për dhënien e pajtueshmërisë së Vendimit për lartësinë e kompensimit mujor që e paguan Agjencia për mbikëqyrje të sigurimit pensional kapital nga Shoqata e pensionistëve për vitin 2020.

Krahas asaj plenare janë caktuar edhe dy seanca të Komisioneve- për çështje shëndetësore dhe ekonomike. Në rend dite të seancës së Komisionit për çështje ekonomike janë propozimet për ndryshim dhe plotësim të gjashtë ligjeve: Ligjit për statistikë shtetërore; për tregti elektronike; për taksën e qëndrimit të përkohshëm; për veprimtari hotelierike; për pronësi industriale dhe Ligjit për veprimtari turistike në lexim të parë.