Protestuesit në Ferizaj hedhin ngjyrë mbi policët

Qytetarë të shumtë të mbledhur sot para stacionit policor në Ferizaj kanë protestuar në shenjë revolte ndaj vrasjes së 18 vjeçares në këtë qytet.

Protestuesit në shenjë revolte kanë hedhur ngjyrë të kuqe në drejtim të policëve.

Me parulla të shumta dhe thirrje për drejtësi protestuesit kanë kërkuar dënim maksimal për vrasësit e 18 vjeçares, ndërsa në shenjë revolte kanë hedhur ngjyrë të kuqe në drejtim të Policisë.

“Poshtë institucionet patriarkale”, “Jeta e grave hajgare për shtetin”, “Dënim maksimal për Dardan Krivaqën”, “Dënim maksimal për Arbër Sejdiun”, “Duam drejtësi për Marigonën”, “Drejtësi për krejt gratë e vrame”, “Adresoni dhunën institucionet përgjegjëse”, “Dënime maksimale për vrasësit e grave”, “Policia i ka duart me gjak”, “Prokuroria i ka duart me gjak”, Përdhunuesit e vrasësit e grave enden të lirë”, “Përdhunuesit në burg”, , “Mos e bëni normë vrasjen e grave”, “Mos i lëshoni me procedura të rregullta”, ishin thirrjet kryesore të protestuesit.

 

Protesta “Drejtësi për gratë e vrara”, e thirrur në mbrojtje të jetëve të grave, sapo ka nisur në Ferizaj. Në protestë shihet numër i madh i pjesëmarrësve që po kërkojnë drejtësi për vrasjen e 18-vjeçares M.O,.

Shumë gra po mbajnë në duar pankarta me mbishkrime të ndryshme, duke u bërë thirrje institucioneve dhe qytetarëve që mos ta normalizojnë vrasjen e grave.

Qendra Kosovare për Studime Gjinore ka organizuar këtë protesë me pankarta që kërkojnë drejtësi për gratë e vrara.

Image

Protesta në Ferizaj

“Policia i ka duart me gjak”, “Prokuroria i ka duart me gjak”, “Dënim maksimal për Dardan Krivaqën”, ishin disa nga thirrjet që protestuesit bënë para stacionit të policisë në Ferizaj.

Protesta është duke u zhvilluar para pranë Stacionit Policor, Gjykatës dhe Prokurorisë në Ferizaj, në shenjë revolte ndaj dhunës.

M.O dyshohet se është vrarë nga Dardan Krivaqa me të cilin familja ka deklaruar se ka bashkëjetuar. Lidhur me rastin është arrestuar një person ndërkaq i dyshuari D.K. është ende në arrati.