Protestuesi maqedon kërcënon gazetarin bullgar: Ta fus një shuplakë

Tashmë gjashtë netë radhazi partia opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE dhe partia E Majta organizojnë protesta para objektit të qeverisë së Maqedonisë, Kuvendit si dhe ministrisë së Punëve të Jashtme, si formë revolte ndaj propozimit francez që Maqedonia e ka pranuar dhe tashmë po e shqyrton.

Protestat nuk kanë qenë paqësore në asnjë moment.

Sulme ndaj punonjësve të policisë, kokteje molotovi, mjete piroteknike, zjarrvënie si dhe gjuajtje me gurë dhe shishe qelqi, i kanë shoqëruar protestat çdo natë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Një rast jo edhe i zakonshëm ka ndodhur mbrëmë brenda turmës së protestuesve.

Gazatari bullgar nga EuroNews në raportim direkt ka thënë se po protestojnë qytetarë nga Maqedonia e Veriut dhe ka përmendur fjalën “gjuha e Maqedonisë së Veriut”, ndërsa një protestues më të dëgjuar komentimin e gazetarit, e ka kërcënuar se do e rrah.

Gazetari: Protestojnë maqedonasit e veriut…

Qytetari: Maqedonas vetëm, jo maqedonasit e veriut

Gazetari: A mund të ju pyes diçka?

Qytetari: Nuk mund të më pyesësh, mund të ta fus shuplakë. Hajde ik atje.

Ndryshe, theksojmë se protestat kanë vazhduar edhe sot, madje jo vetëm në qytetin e Shkupit.

Lajmin e bëri të ditur sot, lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Micskoski i cili tha se propozimi francez mund te ndryshohet ndaj protestat nuk do të ndalojnë. /Telegrafi/