“Protestën kërkush nuk ua ndalon, por rrugën duhet me liru”, polici iu flet shqip serbëve në veri (VIDEO)

Njësia Speciale e Kosovës është vendosur në pikat kufitare në Jarinje, për të kontrolluar zbatimin e marrëveshjes së reciprocitetit lidhur me targat.

Pas këtij vendimi, qytetarë serbë kanë dalë për të protestuar dhe njëkohësisht kanë bllokuar rrugën, njofton Klankosova.tv.

Njëri nga pjesëtarët e policisë së Kosovës, iu ka drejtuar serbëve në gjuhën shqipe duke iu thënë: “Protestën kërkush nuk ua ndalon, por rrugën duhet me liru”.

Ndiqeni më poshtë videon e publikuar nga mediat serbe.