Kështu duken tabelat RKS që duhet të i’u vendoset veturave nga Serbia

Njësitë e Specializuara të Policisë së Kosovës janë pozicionuar në zonën kufitare Kosovë – Serbi në Jarinje.

Nga sot nuk do të lejohet qarkullimi i veturave me targa KS, por vetëm atyre me RKS.

Ata që posedojnë këto targa, nuk do të lejohen të kalojnë kufirin.

Veturat që hyjnë nga Serbia obligohen që t’i vendosin tabelat provuese.

Klan Kosova ka siguruar pamje se si duket këto tabela që duhet të i’u vendoset veturave nga Serbia.

Me Marrëveshjen e Brukselit për lëvizjen e lirë, e cila u arrit në korrik të vitin 2011 në dialogun teknik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ishte përcaktuar që të gjithë pronarët e veturave që banojnë në Kosovë, duhet të përdorin targat RKS (Republika e Kosovës) dhe kështu t’i hiqnin nga përdorimi targat që për serbët e Kosovës i lëshonte Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë.