Protestë e tensionuar në Han të Elezit shkaku i rrahjes së kosovarëve në Shkup, arrestohet një person

Një protestë me tensione u mbajt sot në Hanin e Elezit të Kosovës. Protestuesit me të ardhur në pikën kufitare me Maqedoninë, në Bllacë, hasën në rezistencë nga forcat e rendit. Organizatori i protestave u arrestua.
Kjo i zemëroi akoma më shumë protestuesit. Protesta vjen pas rrahjes së tre shtetasve kosovarë në parkun e qytetit të Shkupit nga ana e tifozëve Komitët.Sipas deklaratave të dhëna për media, tre qytetarët e Kosovës pasi që u rrahën brutalisht nga tifo grupi maqedonas, u morën në pyetje nga policia e Maqedonisë për 5 orë. Këtë ata e quajtën si maltretim psiqik nga ana e policisë.Ndërkaq deputeti i shqiptar i partisë maqedonase Muhamet Zekiri tha se do të interesohet që të gjej se kush kanë qenë ata polic dhe se me urdhër të cilit person janë marrë në pyetje viktimat.Megjithatë, sulme dhe probleme të tilla ndëretnike paraqiten çdo herë në kohë të fushatave ose para cikleve zgjedhore, me qëllim, nxitjen e votuesve nacionalistë