Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami i shoqëruar nga sekretari gjeneral Arjanit Hoxha, dy deputetët Fadil Zendeli dhe Teuta Bilalli realizuan takim me Kryetarin e Lëvizjes VETËVENDOSJE, njëherit edhe Kryeministrin në ardhje të Republikës së Kosovës, Albin Kurti. Në këtë takim është diskutuar për mbarëvajtjen e zgjedhjeve në Kosovë më 6 tetor, në mënyrë të rregullt, fer dhe demokratike. Kryetari Kasami e uroi për fitoren z.Kurtin dhe për ndryshimin e arritur me fitoren e forcave opozitare në Kosovë. U bisedua edhe për fuqizimin e e faktorit politik shqiptar në rajon. Lideri i VETËVENDOSJES! Albin Kurti e inkurajoi z.Kasami për rolin e rëndësishëm që ka Lëvizja BESA në faktorizimin e faktorit politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Takimi u realizua në një atmosferë mjaft vëllazërore.(INA)
Maqedoni Krerët e Lëvizjes BESA në “konakun” e Albin Kurtit (FOTO)